Protesta e dhunshme/Tërhiqet Trump, dënon dhunën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar dhunën më 6 janar në Kongres, duke u zotuar se do të sigurojë një tranzicion të qetë tek administrata e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Në një video-mesazh, Trump shprehet se është koha “për të vazhduar me punët e Amerikës” dhe se bën thirrje për “shërim dhe pajtim”.

Trump adresoi gjithashtu dhunën që ndodhi në Kongres, duke e cilësuar atë si një “sulm të neveritshëm” që ndoti selinë e demokracisë amerikane dhe e “zemëroi” atë.

Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse një tërheqje nga ana e Trump-it, pasi më herët kishte mosbesim mbi procesin zgjedhor, duke pretenduar se ka pasur mashtrime.

Dhuna e mbështetësve të Trump-it në Kongres shkaktoi pesë viktima, përfshirë një polic.