Ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta e 27 Janarit do të jetë leksioni më i hidhur i Edi Ramës. Në një intervistë në studion e lajmeve të “Ora News”, Berisha deklaroi se qeveria duhet të mbetet në ngricën e dimrit. Ai shtoj se protesta e së shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur i Ramës.
“Qeveria duhet të mbetet në ngricën e dimrit. Protesta e së shtunës duhet të jetë leksioni më i hidhur i Ramës“, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha theksoi se pret që në protestë të vijnë qytetarët të reagojnë për korrupsionin e papërmbajtur. Ai tha se pret një shprehje të vetëdije të fuqishme qytetare.
“Nga protesta e 27 janarit presim që qytetarët të reagojnë për korrupsionin e papërmbajtur. Presim shprehjen e një vetëdije të fuqishme qytetare“, deklaroi Berisha