E shtunë, 22 Janar, 2022
5.5 C
Tirana

Propozim për martesë dhe dy gola, por lumturia u kthye në tmerr (Video)

Futbollisti venezuelas, Eduard Bello, në 90’ minuta ka përjetuar lumturinë më të madhe në jetë, por më pas iu kthye në makth.e gjithë kjo skenë ka ndodhur në kampionatin kilien, në ndeshjen mes Everton dhe Antofagasta.

Bello shënoi dopietë dhe pas golit të tij të parë vrapoi drejt shkallëve të tifozërisë me një unazë në dorë, u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës me martesë.

Pasi mori “Po-në”, ai nuk pati kohë as të jepte puthjen tradicionale pas vendosjes së unazës, sepse iu rikthye fushës së blertë.

Më pas ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij në përfundim të pjesës së parë në shifrat 2-1. Epo më bukur se kaq nuk mund të ndodhte për Bellon, ose të paktën kështu u mendua në pjesë të parë.

Mesfushori në pjesë të dytë ka pësuar një dëmtim të rëndë pas një përplasjeje me Dilan Zuniga. Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre-katër muaj. Nga një ëndërr, gjithçka u shndërrua në makth.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau fqinjen/Autori: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë, nuk e përdhunova

Autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli, shtetasi Fetah Mara, ka pranuar autorësinë përballë trupit gjykues. Ai ka shprehur pendesën për krimin që kishte...

As Basha, as Berisha

Nga: Berat Buzhala Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të...

Ndahet me jeta ish futbollisti i Kombëtares, Duka mesazh ngushëllimi

Sot është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i Partizanit të viteve 1950-1960, Robert Jashari. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand...

Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike, politika bëhet bashkë

Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj. Ceremonia e marrjes së detyrës së Arqipeshkvit të ri...

Më shumë se 100 mijë ushtarë po presin sinjalizimin e Putin, gati për luftë

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai pret që presidenti rus Vladimir Putin të urdhërojë një pushtim të Ukrainës, dhe paralajmëroi se Rusia...