Aktualitet

“Pronat dhe pakicat kombëtare”, qeveria greke shprehet kundër Shqipërisë


               Publikuar në : 19:10 - 09/11/19 M S

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Gennimatas, ka deklaruar se Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet për çështjen e pronave. Ai është shprehur gjatë një konference me diplomatët në Athinë, se çështja e pronës është diskutuar me palën shqiptare. Madje ajo që po kërkojnë, është për të zbatuar rekomandimet të cilat Këshilli i Evropës i ka adresuar.

“Për Shqipërinë, ju e dini se çështja e pronës, si dhe vetëvendosja, janë çështje që ne po i shtrojmë vazhdimisht. Në të gjitha nivelet dhe në të gjitha takimet tona me palën shqiptare. Madje kjo kërkesë erdhi në kohën e fundit, në një takim që kryeministri pati me z. Edi Rama këtu në Athinë. Ajo që ne po kërkojmë nga Shqipëria është në fakt, asgjë më shumë se sa për të zbatuar rekomandime të cilat organizatat ndërkombëtare kompetente, siç është Këshilli i Evropës, i kanë adresuar. Dhe ne do të vazhdojmë ta ngremë këtë çështje në mënyrë sistematike”, u shpreh më tej ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT