Pronari i biznesit ‘falenderon’ Ramën për falimentimin

Bizneset çdo ditë e më shumë po ankohen pas krizës së koronavirusit. Pak ditë më parë, një biznes u tall me liderët në vend, duke i fotografuar dhe lënë fotografitë në karriget e lokalit. Protagonistë ishion Meta, Basha e Rama, të cilët ‘po pinin’ birra. Nga masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit, kanë paralizuar disa nga sektorët e ekonomisë shqiptare.

Goditje të madhe kanë marrë lokalet dhe restorantet, që qëndruan të mbyllura deri para një jave. Si për të ironizuar këtë situatë, një prej lokaleve në Tiranë falenderon kryeministrin Edi Rama për ‘falimentimin’.

Në hapësirat përreth lokalit, pronari ka ngjitur disa postera me figurën e kryeministrit ku shkruhet: Faleminderit për falimentin!