E diel, 20 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Pronar i një vile luksoze? Basha: Gënjeshtër, e kam marrë me qira

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përgënjeshtruar akuzat e mazhorancës, se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, ai u zhvendos nga apartamenti i tij në një vilë luksoze pasi u bë pronar i saj.

Basha u shpreh se nuk është pronar i asnjë vile të vetme dhe se gjithçka është e fabrikuar e janë sulme të ulëta politike në prag të fushatës.

Kryeopozitari tha se vilën ku jeton aktualisht, e ka marrë me qira.

“Është e vërtetë që kam jetuar në një apartament, që është me sipërfaqe më të madhe sesa godina ku jemi zhvendosur me qira. Motivi kryesor është tërmeti dhe një motiv tjetër nuk dua ta bëj publik. Në këtë ambient që kam marrë me qira, marrëdhënia ime është mes familjes sime dhe një familje tiranase normale, që e jepte atë pronë me qira. Akuzat janë pjesë e një strategjie përbaltje.

Janë gënjeshtra të pastra dhe do kallëzoj penalisht shpifësi i është shmangur gjyqit. Në 7 vjet, ky kryeministër ka pasur në dorë të gjitha mekanizmat e pushtetit për të parë pasurinë e familjes sime, por pasuria ime është vënë në mënyrë të drejtë. Nuk jam pronari asnjë vile të vetme. Gjithçka është sulm i pastër në fushatë elektorale. Dihet shumë mirë se ku jeton kryeministri Edi Rama, por kjo do të duket sikur unë po i kundërvihem”, tha Basha në ‘Real Story’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nostalgji futbolli/ Murinjo e cilësoi “më të mirin me të cilin ka punuar”

"Frenk Lampard është një njeri disi ndryshe, jo aq ekstrovert. Ai është profesionisti më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Është...

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...

Si shkoi realisht samiti Bajden-Putin?

Nga Francesca Salvatore Takimi i së mërkurës midis Xho Bajden dhe Vladimir Putinit ishte shumë i kujdesshëm. Megjithëse ka nga ata si Metju Rojanskit, drejtor...