Prokuroria ka përfunduar verifikimet për vrasjen e 25-vjeçarit, ku ka dalë në konkluzionin se Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdëraj nuk njiheshin. Prokuroria ka përfunduar hetimet për mundësinë e një njohje të mëparshme mes Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra në orët e para të 8 dhjetorit 2020 nga policia, dhe efektivit të Shqiponjave Nevaldo Hajdëraj.
Këto verifikime u bënë pasi u ngritën dyshime për njohje mes viktimës dhe efektivit të Shqiponjave. Sipas Prokurorisë, efektivi i Skuadrës Shqiponja, Nevaldo Hajdëraj dhe i riu Klodian Rasha nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25 vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore.