Prokuroria kërkon arrest shtëpie për kontrolloren Ndreca, burg për dy të tjerët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për kontrollorët Muhin Mezini dhe Armando Fezga, ndërda për kontrolloren tjetër Flora Ndreca është kërkuar “arrest shtëpie”.

Tre kontrollorët akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit për më shumë se 24 orë. Ndreca, Muzini dhe Fezga dolën në përgjimet në rrjetin social ‘Whatsapp’.

Këta kontrollorë, së bashku me më shumë se 60 kolegë të tjerë shpallën paaftësi të përkohshme për shkak të stresit që iu ishte krijuar nga ulja e pagave. Ditën e nesërme, gjykata do të marrë vendimin për të tre kontrollorët.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rinisi sot fluturimet komerciale pas pezullimit  për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.