E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Prokuroria hesht/ SPAK: S’kemi kompetencë të hetojmë akuzat e Bashës

Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për pretendimet e liderit të opozitës, Lulzim Basha se spitalet po fshehin numrin e të vdekurve nga Covid 19.

SPAK i tha “ABC News” se nuk ka kompetencë të hetojë në të tilla çështje, ndërsa Prokuroria e Tiranës, thotë se ende nuk është regjistruar një procedim i tillë pas akuzave publike të Bashës.

Ndërkohë, mjekët e spitaleve Covid reaguan përmes një video-mesazhi, duke përgënjeshtruar akuzat dhe duke i treguar Bashës derën e prokurorisë.

“Nuk është kurrsesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga Covid-19 dhe këtë e themi me përgjegjësi të plotë që është praktikisht por edhe teorikisht e pamundur.”

I ashpër ndaj kryedemokratit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nesër do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”.

Mbrëmjen e kaluar, kryedemokrati tha se për periudhën mars-tetor kanë ndërruar jetë 923 persona nga Covid-19, nga 599 që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë. Pas kësaj deklarate pati reagime të forta nga qeveria dhe mjekët, të cilët paralajmëruan se do të denoncojnë kreun e PD.

Lexo edhe :   Sali Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...

Si shkoi realisht samiti Bajden-Putin?

Nga Francesca Salvatore Takimi i së mërkurës midis Xho Bajden dhe Vladimir Putinit ishte shumë i kujdesshëm. Megjithëse ka nga ata si Metju Rojanskit, drejtor...

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 20 qershor 2021

La Gazzetta dello Sport: Mançini, je të gjithë ne! Rotacion tek kombëtarja, nga Beloti tek Verrati Corriere dello Sport: Soliditet axurr, Italia tashmë e kualifikuar:...