E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Projekti i ri për kuponin tatimor/ Duhet të lëshoni faturë edhe nëse shisni mobilje të përdorura

Me lançimi e projektit të ri për kontrollin e faturave tatimore në kohë reale, qytetarët shqiptarë do të duhet të lëshojnë kupon tatimor për çdo pasuri personale të shitur mbi vlerën 500 mijë lekë.

Ky projekt pritet të aplikohet në muajin janar, dhe ka për qëllim shmangien e evazionit fiskal, Sipas qeverisë, sjell edhe disa risi të padëgjuara më parë në ndonjë vend tjetër të botës.

I ftuar në “Vizion plus”, ish-drejtori i tatimeve Artur Papajani, u shpreh se nëse do të vendosni të shisni një divan të përdorur, apo një pajisje elektronike, që e kalon vlerën prej 500 mijë lekësh, duhet të lëshoni faturë.

“Pra nëse ju doni të shisni dy mobilie, ju nuk mund ta kryeni këtë transaksion pa u pajisur me faturë. Që një individ të pajiset me faturë duhet të shkojë të marrë një numër regjistrimi, si dhe të kryeje disa veprime të tjera nga pas. Këto gjëra nuk i kemi dëgjuar në asnjë vend të Bashkimit Europian. Është një dëshmi e komplikimit të legjislacionit”, tha Papajani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...