E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Programi i Greqisë për emigrantët: 2 mijë euro nëse kthehen në shtëpi

BE dhe Greqia kanë rënë dakord që t’i ofrojnë 2 mijë euro emigrantëve, që jetojnë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek, nëse kthehen vullnetarisht në vendet e tyre.

Kjo ndihmë financiare ka si qëllim të inkurajojë rreth 5 mijë emigrantë të largohen nga Greqia, që ka mbajtur numrat më të mëdhenj të atyre që kërkojnë azil në Evropë.

“Ne kemi rënë dakord për një program të përkohshëm të kthimit vullnetar për një periudhë një mujore”,tha Ylva Johansson, komisionere për çështjet e brendshme.

Pagesa prej 2 mijë eurosh ka si qëllim të ndihmojë njerëzit të riintegrohen në vendet e tyre të origjinës.

Johasnsson tha se vetëm ata që kanë mbërritur në Greqi para 1 janarit, janë përzgjedhur për programin. Sipas saj, ky program ka si qëllim reduktimin e presionit të mbipopullimit në kampet në ishujt grekë.

Më shumë se 37 mijë vetë jetojnë në këto kampe, në pesë ishuj të Greqisë në detin Egje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces...