E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Profil/ Zinedin Zidane, sot 49 vjeç, njeriu që ndryshoi qasjen e një kombi

Më 23 qershor 1972 lindi një legjendë në La Castellane, një periferi veriore e Marsejës, Francë, djali i emigrantëve algjerianë dhe më i vogli nga pesë fëmijët, Zinedine Zidane. Ai i shpëtoi nivelit të lartë të krimit dhe papunësisë në zonën e Marsejës për t’u bërë ndoshta futbollisti më i madh francez i të gjitha kohërave. Statusi i tij si një futbollist legjendar dhe emigrant nga Afrikëa e Veriut e bëri ndikimin e tij në shoqërinë franceze edhe më prezent.

Si fëmijë ai luajti në sheshin 80m me 12m të Place Tartane, midis fëmijëve të tjerë të emigrantëve në lagje. Zidani shpesh përmendte madhësinë e fushës dhe konkurrencën e ashpër midis shokëve të tij të skuadrës si me ndikim në zhvillimin e teknikës së tij të famshme, “është e vështirë të shpjegohet, por unë kam nevojë të luaj çdo ditë, të luftoj fort çdo ndeshje. Dhe kjo dëshirë për të luajtur fort çdo ditë, të mos heqësh dorë kurrë nga dyluftimet është një tjetër gjë që mësova në vendin ku u rrita.” Në moshën 14 vjeçare, Zidan nënshkroi me AS Cannes.

Zidan bëri debutimin e tij si profesionist në Ligue 1 në 1989 në Kanë kundër Nantes. Në tre sezonet e tij të para në klubin jugor francez ai shënoi 6 gola në 61 ndeshje. Në vitin 1992 ai u transferua tek Bordeaux dhe bota filloi të zbulonte talentin e tij. Bëri debutimin e tij me kombëtaren në 1994-ën, duke shënuar vetëm 17 minuta pasi hyri në pjesën e dytë.

Pas humbjes ndaj Bayern Munchen në finalen e Kupës Uefa 1996, Juventusi bleu Zidanin për pak më pak se 2 milion. Nën drejtimin e Marcello Lippit, Zidan shpërtheu në fushë, duke fituar Kupën Interkontinentale, Superkupën e Evropës dhe Scudetton në sezonin e tij të parë me Juventusin. Sezonin vijues Zidane shënoi 7 gola në 38 ndeshje, duke fituar titullin e tij të dytë kombëtar në po aq vite, por humbi ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Vera e vitit 1998 ishte momenti përcaktues në karrierën e Zidane. Në Kupën e tij të parë Botërore, të mbajtur në vendin e tij në Francë, Zidane ishte i jashtëzakonshëm. Pasi shënoi 2 nga 3 golat e Francës në finale kundër Brazilit, Franca fitoi kupën e parë të Botës për ta dhe miliona njerëz festuan fitoren e tyre në Champs-Elysees, një imazh i madh i Zidane u projektua në Harkun e Triumfit me fjalët “Merci Zizou” (Faleminderit Zizu). Pas turneut, Zidanit i’u dha Topi i Artë.

Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Valdano: "Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte..."

Në sezonin 1999-2000, Zidan fitoi Topin e dytë të Artë pasi mundi Italinë në finalen e Kampionatit Evropian. Sezoni në vijim do të rezultonte i fundit i Zidanit për klubin nga Torino, i shënuar me eliminimin e Juventusit në fazën e grupeve të Champions League pasi Zidani u skualifikua për një goditje me kokë kundër lojtarit të Hamburgut Jochen Kientz. Në periudhën e tij me Juventusin, Zidani shënoi 31 gola në 212 ndeshje.

Zinedine Zidan u bashkua me “Galacticos” të Real Madridit në verën e vitit 2001 për një rekord prej 37 milion £. Atë sezon ai fitoi titullin e tij të parë evropian pasi shënoi golin e tij të famshëm në finale kundër Bayern Leverkusenit. Në dy sezonet në vijim, Real Madridi fitoi titullin në La Liga, si dhe Superkupën Interkontinentale dhe atë Uefa. Megjithëse klubi nuk arriti të fitonte asnjë trofe të madh nga 2004 në 2006, Zidane vazhdoi të bënte spektakël në fushë me goditje dhe veprime teknike që njerëzit nuk e dinin që ishin të mundura.

Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: "Nuk di nëse Ronaldo do e bënte..."

Në 2005-ën, Zidan u ribashkua me ekipin kombëtar francez pasi ishte tërhequr nga kombëtarja dy vite më parë. Zidan ishte kapiten i ekipit që u kualifikua në botërorin e 2006-ës në Gjermani. Kupa e Botës do të ishte turneu i fundit profesional i karrierës së tij; duke përfunduar në mënyrë dramatike. Pasi shënoi penalltinë e rezultatit 1-0 ndaj Italisë në finale, Materazzi barazoi duke e çuar ndeshjen në shtesë. Në fund të ndeshjes, Zidan humbi toruan, duke goditur mbrojtësin italian me kokë në gjoks dhe duke u larguar kështu me të kuq. Italia në fund e fitoi Kupën e Botës me penallti, por kjo në asnjë mënyrë nuk i zvogëlon sukseset e Zidanit.

Në Francë, ai nuk mbahet mend vetëm për talentin e tij të madh dhe suksesin në fushë. Zidan ishte më i miri i një brezi futbollistësh që përfaqësuan “Francën e Re”. Brezat e parë, prindërit e të cilëve kishin emigruar nga ish kolonitë franceze për të ndërtuar një jetë të re në Evropë tani kishin një hero. Përmes arritjeve të tij në fushë, ai është bërë një simbol i integrimit, duke ndryshuar shumë më tepër sesa historinë e futbollit të kombit të tij. /Tirana Today

burimi: Copa90

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...