Profesori britanik: Koronavirusi do të trajtohet si një grip i zakonshëm

Edhe pse Europa ende është pas me proçesin e vaksinimit pas vonesave të shkaktuara nga kompanitë prodhuese, pasi të hiqen kufizimet Covid do të trajtohet si një grip i zakonshëm sipas profesorit, Chris Whitty.

Shefi mjekësor i Anglisë, tha se një gamë e gjerë shumëllojshmërish vaksinash mund të jetë i disponueshëm për publikun brenda dy vjetësh, por gjithsesi fduhet treguar kujde përsa kohë virusi është ende prezent, shkruan The Guardian.

“Nuk është grip, është një sëmundje krejtësisht e ndryshme, por çështja që po them është, këtu është një sëmundje sezonale, shumë e rrezikshme që vret mijëra njerëz çdo vit dhe shoqëria ka zgjedhur një mënyrë të veçantë rreth saj”, tha Whitty.

Gripi mund të vrasë 20,000 deri në 25,000 njerëz në një vit. Duke ofruar shpresë për “britanikët e lodhur” nga bllokimet, ai tha se nuk mund të shohë rikthim të një sistemi të bllokimeve lokale.