E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Profesionet më të mirëpaguara në Shqipëri

Sistemi i drejtësisë dhe administrata shtetërore “përkëdhel” më së shumti punonjësit, duke i mirëpaguar ata në raport me nivelin e pagave të profesioneve të tjera.

Referuar publikimit të fundit të Institutit të Statistikave, që i referohet të dhënave administrative nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ,  ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës publike dhe drejtorët ekzekutiv trajtohen me nivelin më të lartë të pagave, me një mesatare prej 101.886 lekë. Të dytët renditen specialistët me arsim të lartë, profesionistë, të cilët marrin mesatarisht 70.032 lekë në muaj.

Vendin e tretë për nga të ardhurat më të majme  nga puna e zënë teknikët dhe specialistët në zbatim me 59.932 lekë në muaj, të ndjekur nga punonjës të forcave të armatosura, me 59.150 lekë. Në nivelin mbi 50 mijë lekë në muaj qëndrojnë edhe nëpunësit e administratës publike. Ndërkohë që për profesionet e tjera pagat bien ndjeshëm, me pothuajse 20 mijë lekë.

Kështu, punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve paguhen mesatarisht me 38.235 lekë në muaj; Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve  36, 637 lekë, thuajse në të njëjtin qëndrojnë edhe zejtarët, artizanë dhe profesione të lidhura me to.  Punëtorët (Profesione elementare) paguhen në nivelin 31.334 lekë në muaj dhe të fundit për pagat më të ulëta renditen  punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit me 31.164 lekë.

Hendeku midis profesioneve më të mirëpaguara dhe të atyre më të keqpaguara arrin në 70.7 mijë lekë.

Profesionet që paguhen më shumë

Ligjvënësit, drejtorët ekzekutiv  101.886 lekë

Specialistët me arsim të lartë 70.032 lekë

Teknikët dhe specialistët në zbatim 59.932 lekë

Forcat e armatosura 59.150 lekë

Lexo edhe :   Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE
Lexo edhe :   Koronavirusi në vend, 6 viktima dhe 586 raste të reja

Nëpunësit   56.312 lekë

Profesionet që paguhen më pak

Punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve 38.235 lekë

Punonjës të montimit 36, 637 lekë

Zejtarët, artizanë 36.438 lekë

Punëtorët 31.334 lekë

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit 31.164 lekë. /SCAN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...