E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Procesi mësimor në Tiranë/Veliaj tregon ç’do ndodhë me shkollat që s’janë hapur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë ditën e sotme në shkollën “Kosovë”, nga ku theksoi se tashmë kryeqyteti po rimëkëmbet pas ditëve të vështira që qytetarët kaluan prej tërmetit të 26 nëntorit.

Sot, në Tiranë ka filluar normalisht procesi mësimor, ndërkohë që stafi pedagogjik dhe psikologët kanë punuar me nxënësit për ta kaluar këtë moment.

“Sot është ndierë pak si dita e parë e shkollës, pas një shkëputje prej tërmetit dhe fazës së emergjencave. Rekomandimi i çdo psikologu në botë është se pas një fatkeqësie natyrore, sa më shpejt rifillon jeta normale, aq më shpejt rimëkëmbet një qytet. Pasi kemi mbyllur palestrat, që deri dje u përdorën si qendra emergjence, sot u janë rikthyer nxënësve.

Shoh se përveç 1-2 mungesave për gripin e stinës, shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë, ka filluar ora e parë dhe do të doja që kjo zile e orës së parë të ishte një zile kujtese se jeta vazhdon, se duhet të fokusohemi në rutinën tonë, në normalizimin e gjendjes në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndër të tjera, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ato pak shkolla në kryeqytet që nuk janë hapur ende, do të meremetohen gjer në fund të dhjetorit. Ndërsa shtoi se një nga pikat e buxhetit të ri është ai për ndërtimin e shkollave të reja.

“Sot do të vazhdojmë jo vetëm me riparimin në ato pak shkolla, ku jam i sigurt që ka ende nevojë per meremetime të vogla që duhet të bëhen. Do mundohemi që t’i mbarojmë deri në fund të dhjetorit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t’u hapur në janar”, deklaroi ai.

Lexo edhe :   Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...