E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Procesi i anëtarësimit në BE/ Kryeministri i Holandës jep “dritën jeshile”

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama nënvizoi se Holanda mbështet pa rezerva integrimin europian të Shqipërisë dhe konferencën e parë ndërqeveritare.

Rama u shpreh se Holanda, ashtu si Franca dhe Gjermania mbështesin integrimin e Shqipërisë, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por shtoi se problem mbetet vetoja bullgare.

“Ky është një moment shumë i veçantë, që të kemi sot këtu në Tiranë kryeministrin Mark Rutte. Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje, që të vinte në Shqipëri. Kjo ndodh edhe në një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet tona, mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës dhe dy qeverive kur Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, përmes projekteve nga ana tjetër për arsye të rritjes së pranisë së biznesit holandez në Shqipëri, që nga “SHELL”, një nga simbolet dhe arkitektët dhe përtej këtyre, turistët holandeze. Kemi një rritje të përvitshme, që shpresojmë se do të vazhdojë në vitet e ardhshme. Kemi folur me kryeministrin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar dhe progresi bërë do të rritet dhe prej kësaj do të përfitojnë të dyja palët.

Kemi folur edhe për mundësinë, e kam kërkuar unë, që Holanda të mbështesë një përafrim më të shpejtë të universiteteve tona me ato europiane. Por edhe një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale. Franca, Holanda dhe Gjermania janë gati për tu ulur në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të nisur negociatat, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”, tha ai.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit. Rutte pohoi se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara.

“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime.

Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...