Kryesore

Procedura e shkarkimit/ Hajdari: Tentativë e Bashës për të më spostuar dhe sabotuar Reformën Zgjedhore


               Publikuar në : 10:23 - 16/10/19 M. S

Rudina Hajdari ka bërë fajtor kreun e Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, sipas së cilës po tenton që të bllokojë Reformën Zgjedhore. Për largimin si kryetare e Grupit Parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari ka deklaruar se gjithçka ka qenë e mirëprogramuar.

“Basha po tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore.  Ju e dini shumë mirë si gazetarë, që opozita që ndodhet në Parlament ka një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ju kujtoj këtu që këta persona që kërkojnë sabotimin tim, janë 3 persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në Parlament.

Kjo ishte një tentative e mirëprogramuar, për të më larguar mua. Janë Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Zeneli. Këta nuk kanë tentuar për ta shkatërruar opozitën. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit, dhe këta janë Rama dhe Basha.

Ata nuk i duan listat e hapura, se nuk do të dalin ata servilë që rrinë para kryetarëve. E gjithë kjo shmang vëmendjen nga hapja apo jo e negociatave. Tani duhet të fokusohemi dhe të ecim para me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ata duan të më heqin mua. Nëse nuk do të kishte opozitë parlamentare, ata do të ishin duke bërë marrëveshjen”, u shpreh Hajdari.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT