E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Probleme me fytin? Kurojeni me këto tre kura natyrale

Dhimbjet e fytit na bezdisin shumë në këtë kohë, prandaj duhet të marrim masat paraprake. Çdokush prej nesh në një moment, sidomos kur zgjohemi nga gjumi ka acarim të fytit.

Kjo shenjë është sinjali i parë që tregon se po vuajmë nga irritimi i tij, për shkaqe të ndryshme. Ilaçin mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Kripë dhe ujë i vakët– 125 ml ujë i vakët dhe 10 gram kripë. Tretni kripën në ujë dhe bëni gargare për 10-15 sekonda, derisa gryka të hidratohet totalisht më pas hiqeni ujin nga goja.

Limon dhe mjaltë– Për këtë recetë duhet lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me mjaltë. Shtrydhni limonin dhe ngroheni në zjarr të ngadaltë, kur të ngrohet hidhni dhe mjaltin dhe trazojeni me një lugë druri sa të bëhet masë e përbashkët.  Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë. Pijeni këtë çdo mëngjes, para se të konsumoni vaktin. Përveç pastrimit të fytit, kjo pije ju forcon sistemin imunitar.

Vaji i ullirit- Më në fund, ilaçi që e sugjerojnë gjyshet është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë dhe limon. Kjo kurë jo vetëm që qetëson fytin, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....