E premte, 30 Tetor, 2020
21 C
Tirana

“Prita 17 vite për t’u operuar”/ Mjeku që bëri gabimin, zhduku dosjen time

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i...

Albina Lleshi ka treguar në programin “Historia ime”, në Tv Klan për aksidentin që i ndryshoi krejtësisht jetën. Kur ishte 20 vjeç u përplas nga një kamion, qëndroi për rreth një javë në gjendje kome dhe kur u zgjua mësoi se kishte thyerje të legenit, por edhe dëmtime të shumta, në pjesë të ndryshme të trupit.Albina tregon se nuk mund të bëhej dot operacion, por mjekët i kërkuan të qëndronte në krevat, në spital, për 3 muaj pa lëvizur.

Por pas dy muajsh një mjek, pas vizitës që i kryen i kërkon të ngrihet sepse gjendja e saj ishte më mirë. Kjo rezultoi me pasoja të mëdha për të, pasi asaj i ra të fikët dhe nga grafia që u bë, mësoi se thyerjet ishin hapur sërish dhe kishte pësuar edhe deformime. Gjendja u përkeqësua, por operacioni nuk po kryhej, prandaj familja vendosi ta çonte në Itali, por mjeku u bë pengesë sepse nuk i jepte autorizimin.

Mirela Milori: Unë e kuptoj që është e vështirë, por ti ke rreth 30 vjet që përballesh me këtë situatë. Ka një moment që thua pse mua?

Albina Lleshi: E vërtetë ka momente aq më tepër kur je në gjendje kaq të vështirë dhe thua përse mua? Përse, përse? Tani jeta kështu është, dikujt i vjen më me probleme, dikujt më e lehtë, por janë gjëra që ndodhin. Unë të them të drejtën, në shumë momente edhe ndoshta dhe për faktin që unë jam dhe familje katolike.

Mirela Milori: Beson?

Albina Lleshi: Gjithmonë e kemi patur besimin aty. Kam menduar gjithmonë, ok ndodhi, por Zoti do të më ndihmojë, gjithçka do të përmirësohet avash-avash dhe do ja dal. Madje kam patur gjithmonë një mbështetje shumë të fortë, kam patur mamin tim, ajo ka qenë një grua shumë e fortë që më jepte gjithmonë kurajo. Ti je e re, ti do përmirësohesh, e shikon sot ke ndryshim nga dje? Gjithmonë më jepte kurajo.

Mirela Milori: Çfarë pësove nga aksidenti? Cilat ishin thyerjet dhe si nisi rikuperimi?

Albina Lleshi: Unë kisha 3 thyerje rreth legenit dhe kisha kokën e femurit të dëmtuar, ishte e dëmtuar shumë.

Mirela Milori: Si nisi rikuperimi në Tiranë?

Albina Lleshi: Mjekët në Tiranë më thanë, ke këtë thyerje, ke këtë problem. Fakti që thyerjet e legenit në atë kohë nuk trajtoheshin, nuk bëhej një operacion i tillë, doktoresha më tha që duhet të qëndroja 3 muaj në krevat pa lëvizur. Ndërkohë që unë kisha dhe shumë plagë të tjera në fytyrë, në duar, në këmbë, gjithandej sepse kisha rënë me fytyrë në asfalt.

Mirela Milori: U zbatua kjo, qëndrove ti tre muaj?

Albina Lleshi: Kjo nuk u zbatua sepse mua mbas dy muajsh, mbasi bëhet një konsultë që bëhet në gjithë repartin, shefi i repartit vjen dhe më thotë që ti duhet të ngrihesh të ecësh sepse je më mirë dhe nuk ke nevojë. Dhe unë si i sëmuri, që mezi e pret atë ditë për t’u ngritur, për të ecur sepse kisha dy muaj pa lëvizur nga krevati. Erdhi fizioterpisti më ngriti, në momentin që më ngriti në këmbë në krevat, mua sikur më ra tavani në kokë, nuk e di u ndjeva shumë keq, gati sa s’më ra të fikët. Ai më mori për dore për të më çuar deri tek korridori, kur kam shkuar aty më ka rënë të fikët, ai më ka marrë në krah dhe më ka çuar tek krevati. Babi ka parë që gjendja ime u përkeqësua shumë atë ditë dhe ka kërkuar me ngulm nga mjekët që të më bënin grafi.

Lexo edhe :   Frika nga infektimet/ Ministria: Ja si duhet t'i hamë vaktet ushqimore
Lexo edhe :   Frika nga infektimet/ Ministria: Ja si duhet t'i hamë vaktet ushqimore

Mirela Milori: Çfarë tregoi grafia?

Albina Lleshi: Grafia thoshte se të gjitha thyerjet ishin hapur, përveçse ishin thyer përsëri, ishin hapur ato që kishin filluar të ngjiteshin për dy muaj dhe ishin deformuar, kishin lëvizur.

Mirela Milori: Kushedi çfarë dhimbje do kesh pasur?

Albina Lleshi: Dhimbje të tmerrshme sa unë për tre ditë, nuk kam ngrënë, as nuk kam pirë asnjë gjë, vetëm me qetësues. Por më e keqja ishte se nuk kishte as qetësues, më bënin një analginë, që ajo maksimumi një orë mund të qetësonte një farë sasie dhimbje.

Albina tregon më tej se ajo priti 17 vjet për të bërë operacionin në Itali sepse sipas saj, doktori që e ngriti para kohe nga krevati zhduku gjithë dokumentacionin e saj.

Albina Lleshi: Unë kam pritur 17 vjet për të shkuar në Itali, për të bërë këtë operacion sepse mjeku që bëri këtë gabim, që më ngriti para kohe zhduku gjithë dosjen që una kisha me gjitha grafitë dhe dokumentacionin që kisha, që kur kisha ardhur në urgjencë. I zhduki për të humbur gjurmët që mos shikohej gabimi i tij. Ok e lamë atë, e mbyllëm atë debat dhe babi im i kërkoi, ok ndodhi kjo gjë, nëqoftëse në spital nuk e bëjnë këtë ndërhyrje,ma jep me shkrim që nuk bëhet kjo ndërhyrje dhe unë të drejtohem në Ministri të Shëndetësisë, për të kërkuar një kurim jashtë shtetit.

Mirela Milori: Të bëje një mjekim të mëtejshëm!

Albina Lleshi: Ai këmbëngulte që nuk bëhet dhe jashtë shtetit dhe unë nuk ta jap. Po pse s’ma jep? Se mua më heqin nga puna, Ministria e Shëndetësisë nëqoftëse unë i jap dikujt një gjë të tillë, që nuk bëhet këtu në Shqipëri. Domethënë as nuk e bënin dhe as nuk e jepnin të shkruar.

Mirela Milori: Sa vjet ishte kjo?

Albina Lleshi: Kam dalë në Shkurt të ’91 nga spitali dhe deri në 2007 kam qëndruar ashtu. Ecja me shumë vështirësi dhe shumë dhimbje. Nuk ecja dot më shumë se 10 minuta. / tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Turqi, shemben ndërtesat (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Sipas Qendrës Evropiane të...

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë dhe Turqinë

Një tërmet me mangnitudë 6.6 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në Greqi dhe Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se epiqendra është...

Refuzoi të mbante maskën, politikani tërhiqet zvarrë në mes të Parlamentit

Politikani i njohur italian Vittorio Sgarbi, është përballur dje me një situatë jo të këndshme. Ai është nxjerrë me forcë nga Parlamenti i Italisë,...

KMSH dënon sulmet në Francë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve terroriste që ndodhën në Francë. KMSH-ja e cilëson vrasjen të pajustifikueshme, dhe se dënojnë të gjitha...