E shtunë, 15 Gusht, 2020
31 C
Tirana

Prifti shqiptar që luftoi kundër Vatikanit dhe Perandorisë Osmane

Më të lexuarat

VIDEO/ Si rrethoi dhe shtriu përtokë policia organizatorin e ngjarjes së Tushemishtit

Policia ka publikuar sot pamjet nga momentet e arrestimeve të bujshme pasditen e djeshme në Tiranë. Gjatë këtij operacioni, u kapën në zonën e Freskut...

Situata kaotike në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë. Përmes një postimi në Instagram, Rama thekson se...

“A i keni trutë në kokë?”/ Aida Shtino kritikon ashpër mjekët e Infektivit

Gazetarja e njohur, Aida Shtino, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë në vend. Përmes një postimi në Facebook, Shtino ka akuzuar...

Rikthehen shifrat e larta të infektimeve, Italia diskuton mbylljen

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19 që nga 24 qershori. Ndodhur në këto...

Test para 72 orëve, Mali i Zi me rregulla të reja në kufi

Mali i Zi ka lënë në fuqi kushtin se udhëtarët nga Shqipëria duhet të posedojnë një test negativ nga koronavirusi. Drejtori i Institutit për Shëndetin...

Tërbohen serbët, këngëtarja e njohur nuk e mohon: Po jam shqiptare

Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinovic, ka provokuar keq fansat e saj së fundmi, me anë të një InstaStory. Ajo është pyetur nga një...

Alarmohen banorët e minoritetit turk, komandot greke rrethojnë fshatin e tyre

Forcat komando greke janë fotografuar duke kryer stërvitje me armatim të vërtetë, në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit, në...

Çifti rrezikon 16 vite burg vetëm sepse postuan foton “e ndaluar”

Një çift iranian është dënuar në mungesë me 16 vite burg të kombinuar dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit. Ish-boksieri, Ahmad...

Bill Gates: Ja kur do të shpëtojmë nga pandemia

Filantropi i njohur, Bill Gates, mendon se deri në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Në një intervistë...

Pezullohet nga detyra punonjësi i policisë në Kakavijë

Një punonjës policie në Kakavijë është pezulluar sot nga detyra, pasi akuzohet se tentoi të kalonte jashtë radhe një makinë. Me vendim të drejtorit të...

Ai është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të popullit tonë.

Bëhet fjalë për humanistin e shquar Dom Pjetër Budi.

Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin.

Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër, nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.

Pjetër Budi lindi në Guri i Bardhë në Mat. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.

Sipas librit “Letërsi e hershme shqiptare” në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.

Gjatë viteve 1616-1622 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës. Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Pengesë për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare.

Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj.

Në dhjetor të po atij viti, mbytet duke kaluar lumin Drin. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj.

Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

6 viktima nga pandemia në Shqipëri/ Sa raste të reja janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë ndërruar jetë në Shqipëri ndërsa janë regjistruar 143 raste...

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për...

Vuçiç: Në Bruksel do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se Beogradi do të kërkojë "pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur...

Clinton: Trump s’do ta lëshojë paqësisht Shtëpinë e Bardhë nëse i humb zgjedhjet

Hillary Clinton shprehet e shqetësuar se Donald Trump nuk do të largohet paqësisht nga posti, nëse humb në zgjedhjet e ardhshme. “Unë nuk dua t’i...

Radha kilometrike në Kakavijë, jehonë edhe në mediat italiane

Radhët kilometrike të krijuara ditët e fundit në Kakavijë, janë komentuar së fundmi edhe nga mediat italiane. Il fatto quotidiano shkruan se mbi 4000 vetura...