E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Prezantuesja shqiptare rrëfen e revoltuar si e hoqën nga ekrani

Prezantuesja e njohur Ketrin Gjoça, me një karrierë 30 vjeçare mbi shpatulla, ka rrëfyer mjaft e revoltuar si e hoqën nga ekrani. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo ka treguar vështirësitë e këtyre viteve eksperience në televizonin publik. E indinjuar për shkurtimin nga puna, ajo nuk la pa përmendur edhe faktin se figurat e vjetra të ekranit janë eleminuar, për t’u zëvendësuar me ato të rejat.

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni”.

-A ke ti një program në mendje?

“Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë. Ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti, ti nuk erdhe të sjellësh një ide, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka”.

-Ty nuk të lejojnë të jesh më në ekran, sepse je një figurë e vjetër?

“Në sy kaq ashpër nuk ma ka thënë njeri, por sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran”, shprehet Ketrin Gjoça.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...