E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Presidentja e Kosovës: Shqipëria, ëndrra jonë e përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa ka prezantuar Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës do të dinë ta mbrojnë të vërtetën e madhe të luftës së Kosovës, përballë drejtësisë. Dhe do të venë në vend nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shërbim të popullit të vet, të lirisë, të drejtësisë dhe të paqes.

“Kuvendi i Shqipërisë, të gjithë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e botës që janë në anën e të drejtës, të vërtetës dhe të paqes, janë sot në mbështetje të tyre, janë në mbështetje të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në anën e Kosovës dhe të popullit të saj.

Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Populli kosovar dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një: Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Këtë të vërtetë pritet të konfirmojë edhe Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është konstituuar dhe ka filluar nga puna.

Ne jemi të bindur se drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës do të dijnë ta mbrojnë këtë të vërtetë përballë drejtësisë dhe do të venë në vend nderin, dinjitetin dhe kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shërbim të popullit të vet, të lirisë, të drejtësisë dhe të paqes”, Tha Ruçi.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e marrë në Kuvend u shpreh se Shqipëria është ëndrra jonë e përbashkët.

“Do kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet mend e të rikujtohet. Historinë ne e kemi në krah dhe rrugëtimin e bëmë me miqtë tanë të shumtë që qëndruan krah nesh.”

“Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj dhe koncesione të tjera. Serbia duhet të pendohet të kërkojnë falje, të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo.”

Presidentja e Kosovës deklaroi se familja e saj ka vuajtur nga lufta. Ajo rrëfeu në Kuvend se familja e saj është ndarë gjatë luftës, ashtu sikurse e kishin fatin dhe shumë familje të tjera. Gjyshi i saj ka kaluar tortura nga regjimi serb, gjithashtu dhe xhaxhai i nënës së saj i cili u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.

“Përgjatë historisë sonë, shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e tillë e kishte fatin dhe familja ime, gyshi im, babai i nënës tim përjetoi tortura të tmerrshme në burgun e regjimit serb që vdiq nga këto tortura, xhaxhai i nënës që po ashtu kaloi tortura mbeti në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo është histori e qindra familjeve shqiptare”.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...