Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshje.
Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është në prag të një marrëveshje me Bullgarinë.
“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, ka shkruar Von Der Leyen.
Good phone call with PM @DKovachevski
Welcome news that 🇲🇰 and 🇧🇬, with support of France, are close to an agreement which takes into account interests & concerns.@EU_Commission is ready to start the screening process for 🇲🇰 and 🇦🇱, the next step on their European path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 1, 2022