Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po kalon një nga momentet e tij më të vështira. Protestave një vjeçare për autoritarizëm i është shtuar dhe akuza për trafik drogë.
Sipas të dhënave, një sasi mariujane e gjetur në një fermë në vend mund të jetë e lidhur me presidentin dhe përfaqësues të qeverisë së tij.
Opozita serbe e akuzon Vuçiç se është i përfshirë në këtë sipërmarrje. Sipas tyre, pas arrestimit pronari i fermës ka telefonuar menjëherë vëllain e Vuçiç që ta nxirrte nga situata.
Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vuçeviç deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.
“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt,” përfundoi ai.