E shtunë, 24 Tetor, 2020
13 C
Tirana

“Presidenti Trump dëshiron të hetohet për t’u shkarkuar”

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha sot se Presidenti Donald Trump dëshiron që ligjvënësit e opozitës demokrate të hapin procedurën e shkarkimit të tij nëpërmjet hetimit të akuzave. Megjithatë, ajo shtoi se çështja nuk ka marrë ende formën e duhur për të nisur zyrtarisht procesin.

Ajo tha se disa hetime që vazhdojnë të kryhen nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët “mund të na çojë drejt nisjes së procedurave për shkarkimin”, por se për momentin “nuk kemi mbërritur ende në atë pikë”. Dhjetëra ligjvënës demokratë dhe një republikan, nga totali i 435 ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë bërë thirrje për fillimin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit. Sidoqoftë, edhe në rast se Dhoma e Përfaqësuesve e ndërmerr këtë hap, nuk ka gjasa që Senati i kontrolluar nga republikanët të shkarkojë Presidentin Trump.

Zonja Pelosi tha megjithatë se kjo “është çfarë ai (Presidenti Trump) dëshiron që ne të bëjmë”.

Ajo tha se demokratët “do të ndjekin faktet” në mbledhjen e informacionit për veprimet financiare të zotit Trump, të presidencës së tij 28-muajshe dhe për konkluzionet e hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, si dhe nëse Presidenti Trump u mundua ta pengojë këtë hetim.

Zonja Pelosi tha se ajo i do të mirën Presidentit Trump, por se mendon që zyrtarët e administratës dhe të afërmit e tij duhet të “ndërhyjnë” tek ai, për të mirën e vendit.

Ky prononcim i zonjës Pelosi rreth lëvizjeve të mundshme për ngritje akuzash me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump, u bë vetëm pak orë pasi Presidenti sulmoi sërish ligjvënësit demokratë, duke u shprehur se ata janë “partia e arritjes së asgjëje!”.

“Gjithçka që ata janë mprehur të bëjnë, gjashtë komisione, është shpërdorim kohe, ditë pas dite, në përpjekje për të gjetur çfarëdolloj gjëje që mund të dukej e keqe për mua”, shkruajti në Twitter, Presidenti Trump, ditën pasi braktisi bisedimet në Shtëpinë e Bardhë me zonjën Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve në Senat, Chuck Schumer, për shpenzimet për infrastrukturën. Presidenti Trump ishte i revoltuar nga pretendimi i zonjës Pelosi se ai ishte “angazhuar në një mbulim të së vërtetës”, koment të cilin ajo e përsëriti të enjten. Presidenti u shpreh se nuk do të fliste për aspekte të politikave me udhëheqësit demokratë për sa kohë që ata vazhdojnë me hetimet. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Biblioteka Aleksandrisë dhe Rajhshtagu gjerman: Zjarret që ndryshuan historinë

Gjatë historisë, zjarret kanë çuar në ndryshime drastike në modelet e popullsisë, infrastrukturën dhe rrjedhën e ngjarjeve botërore. Këtu janë shtatë zjarre që ndryshuan...

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...