E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Presidenti Trump, akuza pa prova për manipulim votash

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të enjten mbrëma pohoi pa prova se po i vidhej një mandat i dytë.

“Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi”, tha Presidenti Donald Trump. “Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet.”

Presidenti Trump shpenzoi 16 minuta në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se avantazhet që ai mbajti në shtetet e lëkundura po “eliminoheshin fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave.

Ish-nënpresidenti Joe Biden, kandidati për president i partisë demokrate, kryeson ndaj Presidentit Trump si në votën popullore ashtu edhe në numërin më të rëndësishëm të votave të Kolegjit Zgjedhor, i cili përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarët dhe tre rrjetet kryesore televizive u shkëputën nga transmetimi i drejtpërdrejtë i deklaratës së tij kur ai filloi të bënte pretendime të pabazuara për manipulim, akuzoi demokratët për përpjekje për të vjedhur zgjedhjet dhe bëri deklarata të pasakta në lidhje me republikanët që, sipas tij, nuk ishin lejuar të vëzhgonin procesin e numërimit të votave.

“Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni të vjedhë këto zgjedhje të rëndësishme”, u zotua Presidenti Trump, duke shpjeguar se ai është i përgatitur ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti fajësoi gjithashtu “sondazhet fallso” para zgjedhjeve të 3 nëntorit që ai pohoi se u bënë për të mbajtur mbështetësit e tij në shtëpi.

Para deklaratës së Presidentit Trump, anëtarë të ekipit të fushatës së tij bënë thirrje për padi ligjore duke sfiduar integritetin e procesit të votimit në disa shtete.

Lexo edhe :   Trump: Nuk luftoj për vete, por për 74 milionë amerikanët që më votuan

Në një seri postimesh në Twitter të entjen ndërsa rruga e tij drejt fitores u ngushtua, presidenti, i cili qëndroi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë ditës, deklaroi pa dhënë prova se çdo votë që do të vinte pas 3 nëntorit “nuk do të numërohej”.

Lexo edhe :   Trump: Nuk luftoj për vete, por për 74 milionë amerikanët që më votuan

“Çdo votë duhet të numërohet”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden në një deklaratë të shkurtë për gazetarët në Uilmington të Delauerit, para se Presidenti Trump të fliste në Shtëpinë e Bardhë. “Dhe kjo është ajo që tani e tutje ne do të shohim. Dhe kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon pak durim”, tha zoti Biden.

Së bashku me senatoren Kamala Harris, kandidate e tij për nënpresidenti, në podium, zoti Biden shtoi, “Ne nuk kemi dyshim se kur të mbarojë numërimi (i votave), senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Kështu që, unë kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë të qetë.”

Që nga Dita e Zgjedhjeve, ekipi i fushatës së Presidentit Trump ka ngritur ose ka thënë se po ngre padi ligjore në një numër shtetesh, duke bërë pohime të ndryshme në lidhje me procesin e votimit ose atë të numërimit të votave./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...