Presidenti slloven, Barut Pahor ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brijun, një takim që ka bashkuar udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Pak minuta para se të fillonte Samiti, presidenti e ka shfrytëzuar kohën për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit në Tiranë, ndërsa ka treguar dhe bisedën e shkëmbyer me truprojën shqiptar, bisedë kjo e publikuar nga vetë ai në rrjetin social.
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.
Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai”.