E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Presidenti slloven: Nuk pajtohem me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, deklaroise nuk pajtohet me idenë e ndryshimit të kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pahor i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

I pyetur nga gazetarët për një non-paper që ka qarkulluar më herët në media, me pretendimet se ndryshimi i kufijve mund t’i zgjidhë disa çështje të hapura në Ballkan, Pahor tha se ka mendim plotësisht të kundërt me këtë.

“Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Unë dua t’i bind bashkëbiseduesit në Samitin e Bërdos që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe të reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”, tha Pahor.

Non-paperi që ka dalë në media në muajin prill, pretendohet të jetë hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha.

Në të është supozuar se është folur për ndryshimin e kufijve, por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Jansha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...