Presidenti Meta: Vdekja e Bashkim Finos na tronditi të gjithëve

Në një postim në rrjetin social Facebook Presidenti I vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Z.Bashkim Fino, ish kryeministër I Shqipërisë dhe deputet i Partisë Socialiste.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Ilir Meta.