E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Presidenti Meta: Rinovoni dokumentet e identifikimit që të mos humbni votimin

“Verifikoni vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit dhe emrin në listën zgjedhore!”. Këto ishin dy porositë e Presidentit Meta 86 ditë para zgjedhjeve politike të 25 Prillit.

Këtë porosi Presidenti e postoi në faqen e tij “facebook” pak minuta pasi u paraqit për rinovimin e kartës së tij të identitetit pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë. Duke e konsideruar si jetike për demokracinë pjesmarrjen në zgjedhje, Presidenti Meta ka ftuar qytetarët që të verifikojnë dokumentacionin që të mos ndëshkohen për të ushtruar të drejtën kushtetuese për të votuar.

“Ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative”, shkroi Presidenti Meta në faqen e tij “Facebook”.

Të njëjtën thirrje e ka bërë disa javë më parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Juri Kim. Ambasadorja Kim ka qenë njëkohësisht edhe shumë aktive në takime me Komisonierin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, dhe me anëtarë të tjrerë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Statusi i plotë

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.

Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!

Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!

Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.

Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si po mashtrohen shqiptarët nga hakerat, ja çfarë thotë eksperti

Nga: MARSELA SINANI Nuk janë të pakta rrjetet e hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim shuma...

Heqja e vizave për Kosovën? Lajçak: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur ditën e sotme në forumin Globsec 2021 që po zhvillohet...

Studimi: 25% e pacientëve me Covid, përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 për qind e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuan probleme të reja shëndetësore...

10 shprehje nga Gynter Gras, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

"Edhe librat e këqij janë libra, kështu që janë të shenjtë". "E di që Sot të gjitha gjërat kanë sy, se asgjë nuk kalon pa...

Ministri i Jashtëm kroat: Jem krah Kosovës për njohje nga 5 shtete të BE

''Do jemi në krah të Kosovës që të njihet edhe nga pesë vendet që nuk e njohin ende.'' Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan...