Presidenti Meta nga konferenca për shtyp: “Lefter Koka duhet të ishte në burg!”

Ilir Meta: “Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë, me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shtëpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës”