Presidenti Meta: Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!

Ka ardhur reagimi i Presidentit Ilir Meta pak më parë nga llogaria e tij në facebook lidhur me nismën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

Meta shkruan se asgjë nuk ka përfunduar  duke i’u referuar kështu zgjedhjeve të 25 prillit dhe se vëmendja nuk duhet hequr nga procesi i kontestimit dhe ankesaze zgjedhore.

Ilir Meta: “Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”