Kryesore

Presidenti Meta dekreton “Gjeneral Brigade” Ndriçim Sallakun

               Publikuar në : 14:32 - 12/01/19 S.N

Presidenti Meta i jep gradën “Gjeneral Brigade”, kolonel Ndriçim Reshit Sallaku. Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Dekreti i Presidentit Meta hyn në fuqi menjëherë.

Dekreti

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1
Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, jo rezident në shtetin e Izraelit, Republikën e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgji” i jepet grada “Gjeneral Brigade”.
Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11047
Tiranë, më 11.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT