E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Presidenti Meta akuzon shërbimet e huaja dhe vendase se e kanë përgjuar

Në kohën kur ish-kryeministri Berisha deklaronte dje se kryedemokrati Basha nuk bënte takime në zyrë nga frika e përgjimeve të tij, presidenti ka deklaruar dje në “Syri Tv” se përgjohet nga shërbimet sekrete. Meta plasi “bombën” duke thënë se ai përgjohet nga shërbimet sekrete vendase dhe të huaja. Ai duke rrëfyer se si donte të negocionte për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, tregoi dhe frikën nga përgjimet. “Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ia thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur”, deklaroi Meta.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka dhënë dje sinjale se nuk do të njohë vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka disa çështje të rëndësishme në shqyrtim, ndërkohë që pak ditë më parë certifikoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, të cilat nuk njihen prej presidentit Meta. Por ky i fundit teksa dje ishte i ftuar në studion e emisionit “Çim Peka Live” në “Syri TV”, deklaroi se për çështje sensitive nuk janë vetëm gjykatat vendase, pasi sipas tij, ato mund të shqyrtohen edhe nga gjykatat e huaja. Mirëpo pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, dosja më e nxehtë që ndodhet në tryezën e Kushtetueses është ajo e shkarkimit të Ilir Metës nga detyra, prej Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka paralajmëruar dje se do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, nëse i preket interesi. “Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qëndrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam, dhe nuk e ka askush. Kur të dalë vendimi, atëherë unë do shpreh qëndrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka gjykata të tjera europiane”, tha Meta.

Lexo edhe :   Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike, politika bëhet bashkë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...