Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Presidenti i Iranit është tigër prej letre”

9 vjet ago
in Të Gjitha

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka kërcënuar se do ta prishë marrëveshjen atomike në rast se do të vendosen sanksione të tjera nga SHBA-të. Teherani mund ta prishë “brenda disa orësh” marrëveshjen, po të vazhdojë Uashingtoni politikën e tij të “sanksioneve dhe të imponimit”, paralajmëroi Presidenti iranian, Hassan Rohani të martën në një fjalim në Parlament, të transmetuar në televizion.

Këtë nuk duhet ta marrim shumë seriozisht. Marrëveshja atomike bëri që Irani të bllokojë praktikisht të gjithë programin atomik dhe tani është një pikëpyetje e madhe se si mund ta vërë ai atë sërish në punë. Me shpejtësi kjo zor se bëhet. Kaq thjesht ky kërcënim nuk mund të kthehet në realitet.

E saktë. Në plan të parë këtu janë sinjale të politikës së brendshme dhe të jashtme. Në politikën e brendshme kemi një sinjal ndaj ithtarëve të vijës së fortë, të cilët kanë qenë gjithmonë kundër marrëveshjes atomike dhe që mbrojnë një kthim të vendit në izolimin nga Perëndimi. Kemi të bëjmë natyrisht edhe me një replikë ndaj deklaratave të ngjashme nga Uashingtoni. Veç kësaj nuk duhet të harrojmë se kabineti i ri qeveritar është në koordinim të ngushtë dhe me udhëheqësin e shtetit, Ajatollah Ali Chamenei dhe Rohani në këtë mënyrë është zhvendosur sërish djathtas. Dhe në politikën e jashtme, për mendimin tim është një sinjal ndaj Evropës, e cila e kundërshton një prishje të marrëveshjes atomike nga Trumpi.

Për elitën marrëveshja është e favorshme, sepse shteti autoritar ka përfituar nga rivitalizimi i marrëdhënieve ekonomike. Veç kësaj u forcua statusi politik i Iranit. Prandaj nuk mund t’i biesh shkurt e të thuash se përfaqësuesit e vijës së fortë në Iran janë kundër marrëveshjes atomike. Kjo nuk është e vërtetë, edhe nëse ka grupe fundamentaliste-ekstremiste, të cilat preferojnë izolimin përballë një hapjeje të mundshme të vendit, sepse në një rast të tillë ata do të humbisnin pozicionin e tyre politik-ideologjik.

Në popull kishte shpresa të mëdha, të cilat u ushqyen nga deklarata tepër jorealiste të Rohanit dhe të ministrit të tij të Jashtëm, Sarif, se kjo marrëveshje do të përmirësonte shpejt kushtet jetësore të qytetarëve të zakonshëm. Po deziluzionimi pasoi shpejt, nga njëra anë, sepse rigjallërimi i marrëdhënieve ekonomike për shkaqe të ndryshme nuk ndodhi kaq shpejt, dhe nga ana tjetër, sepse shumica e popullit nuk përfitoi prej saj. Në Iran ne patëm një rritje të moderuar ekonomike, por shtresat e gjëra të popullit nuk e ndien atë. Prandaj në popull ekziston një lloj zhgënjimi. Gjendja ekonomike e shumicës së njerëzve vitet e fundit madje është keqësuar, gjë që jo së fundi ka të bëjë me politikën neoliberale ekonomike të Rohanit. Por megjithatë mund të besojmë se iranianët janë të interesuar që marrëveshja atomike të mbijetojë dhe nuk janë të interesuar për një epokë të re konfrontimi dhe ndoshta izolimi.

E saktë, kjo është prej kohësh strategjia iraniane, dhe nuk ka qenë e pasuksesshme. Në SHBA ne kemi tendencat e një demonizimi të ri të Iranit, kurse në Evropë, për shkak të interesave të forta ekonomike kemi më tepër një glorifikim të Iranit. Evropa është shumë e interesuar për marrëdhënie ekonomike me Iranin dhe do ‘i vazhdonin ato edhe nëse SHBA do të zgjedhin një rrugë më të ashpër në marrëdhënie, ndonëse atëherë në kushte më të vështira.

Ali Fathollah-Nejad, Deutsche Welle

*Ali Fathollah-Nejad është Shoqëria Gjermane për Politikën e Jashtme

Tags: Donald TrumpHassan RohaniIranimarreveshja atomikeSHBA

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Tregtia Rajonale/ Viti 2016 shënoi përkeqësim për Shqipërinë

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER        (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Rama shpreh ngushëllimet për humbjen e akademik Ylli Popa

iPhone 7s do të jetë më i hollë se kurrë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com