Kryesore

Presidenti i Çekisë: Po shohim mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës si shtet

               Publikuar në : 16:07 - 11/09/19 user tir

Presidenti i Republikës së Çekisë Millosh Zeman aktualisht ndodhet në Beograd, ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Përgjatë një konference mediatike Zeman ka bërë deklaratën e fortë, teksa theksoi se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.

“Unë nuk mund ta imponoj pozicionin tim, mirëpo ajo që mund të bëj është të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve , rreth faktit nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, ka deklaruar publikisht Zeman.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT