Presidenti i Brazilit refuzon të tregojë rezultatet e testit të COVID-19

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rrëfen se ka bërë teste për koronavirusin dhe ka rezultuar dy herë negativ.

Mirëpo shumë persona, përfshirë këtu edhe një gjykatës federal, po kërkojnë që ai t’i ndajë me publikun rezultatet e testeve, ndërkohë Bolsonaro ka refuzuar që ta bëjë diçka të tillë.

Presidenti brazilian herë pas here ka minimizuar rrezikun e COVID-19, duke e cilësuar atë një grip të lehtë.

Bolsonaro madje ka kritikuar ashpër përpjekjet e guvernatorëve dhe kryetarëve të bashkive për të vendosur masa për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Sipas tij, qytetarët duhet të punojnë, pasi në të kundërt, ekonomia e vendit rrezikohet.