E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Presidenti çek i kërkon falje Vuçiçit për bombardimin e ish-Jugosllavisë

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, në vitin 1999, teksa ditën e sotme priti në Pragë homolugun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

”Ishte një gabim, më keq se një krim. Si njeri, unë do të doja të kërkoja nga populli serb që të na falë. Më ka torturuar gjatë gjithë kohës. Me këtë lutje për falje, unë zgjidh traumën time afatgjatë sepse pendimi çliron,” u tha Zeman gazetarëve pasi u takua me Vuçiç.

Vuçiç tha se, nga ky moment, populli serb do t’i konsiderojë çekët “jo vetëm si popull mik, por edhe si popull vëllazëror”, shkruan N1.

Ai shtoi se Serbia dhe populli i saj nuk do t’i harronin kurrë “ato fjalë”, dhe se Zeman ishte zyrtari i parë që kishte thënë diçka të tillë. Vuçiç më pas u tha gazetarëve se të dy diskutuan marrëdhëniet ekonomike dhe përmirësimin e tyre.

Para takimit, Zeman dhe Vuçiç shkëmbyen dekorata. Vuçiç mori Urdhrin e Luanit të Bardhë, ndërsa Zeman u dekorua me Urdhrin e Republikës së Serbisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...