Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

5 vjet ago
in Bota

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit civilë të qeverisë federale duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska. Po ashtu mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ndërtesa federale.

Presidenti Biden foli të enjten nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.

“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maskimi është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19 “, tha Presidenti Biden.

Qeveria federale punëson më shumë se 4 milionë amerikanë, përfshirë mbi 2 milionë punonjës civilë federalë, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Të njëjtat standarde do të zbatohen për kontraktorët federalë, shtoi zoti Biden.

Presidenti tha gjithashtu se po i kërkon Departamentit të Mbrojtjes të shqyrtojë se si dhe kur ta shtojë vaksinën e Covidit në listën e vaksinave të detyrueshme për personelin e ushtarak.

Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët federalë po tregohen të përmbajtur anë reagimet e tyre.

“Ne presim që hollësitë e çdo ndryshimi në kushtet te punës, përfshirë ato që lidhen me vaksinat COVID-19 dhe protokollet e lidhura me to, të negociohen siç duhet me njësitë tona para se të zbatohen,” tha Everett Kelley, kreu i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë, sindikata më e madhe e punonjësve federalë, që përfaqëson një fuqi punëtore prej 700,000 vetësh.

“Detyrimi i njerëzve për një procedurë mjekësore nuk është mënyra amerikane e të vepruarit dhe është një shkelje e qartë e të drejtave civile, pavarësisht se si e justifikon atë,” tha Larry Cosme, president i Shoqatës Federale të Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit, e cila përfaqëson 30,000 vetë në 65 agjenci./VOA

Tags: BidenMasatSHBA

TË LIDHURA

Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Bota

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

17:38 | 09/06/2026
Next Post

Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës

Së shpejti do të aplikohet testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

Ambasadorja Yuri Kim në selinë e Partisë Demokratike

Ambasadorja Kim ultimatum Bashës: Berisha nuk duhet të jetë në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com