E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Presidencialet amerikane/“Shtetet e lëkundura” që do diktojnë fituesin

Nga: Jackie Fox “RT Eire”

Më shumë se sa zgjedhjet kombëtare, gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, i ngjan shpesh një serie konkursesh që zhvillohen në më pak se një duzinë shtetesh. Kjo pasi si Partitë Republikane edhe Partia Demokratike, mbështeten tek bastionet e tyre tradicionale dhe polarizimi i qëndrueshëm në rreth 80 për qind të shteteve të SHBA-së.

Këto shtete kanë një rekord të fortë të votimit për një parti të caktuar, dhe sondazhet sugjerojnë se tendencat nuk kanë ndryshuar në një mënyrë drastike. Për shembull, Kalifornia ka votuar për kandidatët demokratë për president që nga viti 1992 ndërsa Teksasi ka votuar për kandidatët republikanë që nga 1980.

Prandaj, kandidatët e shohin si të panevojshme që të bëjnë fushatë në një shtet ku ata e kanë thuajse të garantuar se do të fitojnë apo humbasin. Ndërkohë, përpjekjet fokusohen në ato që njihen si shtete të lëkundura, shtetet e “fushës së betejës”, apo “shtete të purpurta”, pra zona që kanë nju besnikëri të paqartë partiake dhe votues jo shumë të bindur.

Si përcaktohen shtetet e lëkundura?

Anketuesi republikan Xhon Mekhenri, thotë se shtetet e lëkundura përcaktohen duke kryer sondazhe, dhe pasur parasysh kufirin e gabimit. “Pra, nëse një shtet ka 600 të anketuar dhe marzhi i gabimit është plus ose minus 4 për qind ne mund të themi:Nëse të dyja palët janë brenda kufijve të gabimit, le të themi 6 për qind… mund të themi që ky është një shtet i lëkundur”- tha ai.

Edhe pse të dhënat mund të ndryshojnë nga java në javë, Mekhendri thotë se me shumë rëndësi është vlerësimi i tendencave historike. “E them sinqerisht, që nëse do të kishte një sondazh që do të thoshte se mbështetja ndaj presidenti Trump në Kaliforni kishte një marzh gabimi prej 5 pikash, kjo nuk do të më bënte të thosha se ky është një shtet i lëkundur. Por do më nxiste të mendoja që është një sondazh i kryer shumë keq”-shprehet ai.

Lexo edhe :   Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Pse janë kaq të rëndësishme shtetet e lëkundura?

Shtetet e lëkundura, janë shumë të rëndësishme për votat e tyre në Kolegjin Zgjedhor. Mos harroni një fakt:Presidenca e SHBA-së nuk përcaktohet nga vota popullore, përkundrazi nga ai që quhet Kolegji Zgjedhor.

Shtetet e lëkundura mund të rrisin ndjeshëm shpresat e një kandidati për të marrë 270 votat e nevojshme në Kolegj për t’u zgjedhur president. Kjo do të thotë se gara për zgjedhjet presidenciale, zhvillohet realisht për një pjesë të vogël të shteteve të lëkundura.

Lexo edhe :   Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Cilat janë shtetet e lëkundura në zgjedhjet e këtij viti?

Për të vlerësuar se cilat janë shtetet e lëkundura në presidencialet e këtij viti, duhet të kthejmë kokën pas në garën e fundit presidenciale, kur pati një ri-konfigurim të madh të hartës zgjedhore. Në vitin 2016, të gjitha indikacionet tregonin se shtetet zakonisht të lëkundura ishin Florida, Ajoua, Ohajo dhe Karolina e Veriut.

Por kur u shpallën rezultatet, u bë e qartë se ishin anashkaluar shtetet e tjera. Sondazhet sugjeruan se Pensilvania, Uiskonsin dhe Miçigan, që ishin bastione të demokratëve, u kthyen në republikane me një diferencë të vogël.

Në vitin 2016, Donald Trump fitoi me një rezultat të ngushtë në këto shtete, së bashku me shtetet e tjera të lëkundura si Florida, Karolina e Veriut dhe Arizona. Duke fituar këto shtete të lëkundura, bashkë me bastionet tradicionale të republikanëve, zoti Trump fitoi mjaftueshëm vota në Kolegjin Zgjedhor për të fituar zgjedhjet. Hilari Klinton fitoi me një rezultat të ngushtë në Nju Hempshajër, Minesota dhe Nevada. Prandaj, të gjitha këto shtete mund të kihen parasysh në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Burimi i lajmit: https://www.rte.ie/news/world/2020/1017/1172055-us-election-swing-states/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...