Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Presidencë në kohën e koronavirusit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Presidencë në kohën e koronavirusit

Gjashtë muaj kohë ka Kancelarja Angela Merkel për të negociuar kompromise në BE. Lufta kundër pasojave të pandemisë COVID-19 ka përparësi. Një gjë është tashmë e qartë, kjo presidencë do të jetë një si asnjë tjetër. Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjashtë muaj kryesinë e BE-së, menaxhimin e takimeve, organizimin e rendit të ditës dhe avancimin e negociatave në të gjitha fushat e mundshme politike e merr përsipër një nga shtetet anëtare. Gjetja e kompromiseve dhe balancimi i të gjitha interesave është motoja e çdo presidencie. “Ndonjëherë me sukses, ndonjëherë me më pak sukses,” thotë një diplomat me përvojë i BE.

Sfida më e madhe në historinë e BE-së
Por kësaj here gjithçka është ndryshe. Pandemia COVID-19 e ka kthyer botën përmbys. “Nuk është ekzagjerim të themi se ne po ballafaqohemi me sfidën më të madhe ekonomike në historinë e BE-së. Masat që marrim duhet të jenë në përputhje me rrethanat,” tha Kancelarja Angela Merkel në një konferencë për shtyp para fillimit të kryesimit gjerman të BE-së. Përveç luftimit të pasojave të Coronës, duhet të përcaktohet edhe buxheti shtatëvjeçar i BE-së. Shteti anëtar më i fuqishëm dhe më i madh ekonomikisht do ta kryesojë BE-në me një menaxhere me përvojë krizash në krye.

Corona si përparësi

Gjermania mendon se nevojiten ndihma për vendet e goditura nga pandemia. Ndihmat mund të shkojnë deri në 1.85 trilion euro. Një veprim solidar i paparë që ka për qëllim të sigurojë ekzistencën e vazhdueshme të BE-së. “Qëllimi ynë i përbashkët tani duhet të jetë të merremi me krizën në mënyrë kolektive, të qëndrueshme duke pasur një vizion për të ardhmen. Ky do të jetë parimi udhëheqës i Presidencës sonë të BE”, tha Angela Merkel. Propozimi i përbashkët franko-gjerman për një “fond zhvillimi” si një stimul ekonomik dhe buxheti shtatë vjeçar është paketa për të cilën Merkel do të marrë miratimin e 26 krerëve të tjerë të shteteve dhe të qeverive brenda disa javëve në vazhdim në samitin e parë personal në Bruksel. Për herë të parë, BE-ja pritet të marrë borxhe të përbashkëta, të cilat vendet anëtare do t’i paguajnë gjatë 30 viteve të ardhshme.

Pritshmeri të larta

Vendet që do të marrin në të ardhmen ndihma për COVID-19 e mirëpresin propozimin për “fondin e zhvillimit”. Por Angela Merkel ende nuk ka i bindur shtetet donatore, veçanërisht “katër kursimtaret” (Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Holandën). Kjo do të jetë e vështirë, pranon Kancelarja, e cila do të marrë përsipër presidencën e saj të dytë pas vitit 2007: “Urat që duhet të ndërtojmë akoma janë të mëdha. Kjo është pa dyshim e saktë.” Janis Emmanouilidis nga “Qendra e Politikave Evropiane” e di se pritshmëritë e ndaj kësaj Kryesie gjermane të BE-së janë të larta në këtë periudhë të jashtëzakonshme. “Nëse Gjermania nuk mund ta bëjë këtë, kjo do ta çonte BE-në në një krizë politike edhe më serioze. Kjo është arsyeja pse na duhet një rezultat dhe kjo është arsyeja pse Presidenca gjermane është e rëndësishme.”

Angela dhe Ursula

Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen, do të luajnë një rol të rëndësishëm në kërkimin e një kompromisi, thotë eksperti i BE Janis Emmanouilidis. “Fakti që Ursula von der Leyen dhe Angela Merkel jo vetëm që njihen me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë, por gjithashtu kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë, do të thotë sigurisht që kanë lidhje të ngushta midis tyre. Besoj se do të ketë një koordinim të ngushtë mes Berlinit, Angela Merkel, dhe Brukselit, Ursula von der Leyen, dhe kjo është e nevojshme ”. Von der Leyen ka qenë për shumë vite ministre në kabinetin e Kancelares Merkel para se të shkonte në Bruksel vitin e kaluar.

Samiti me Kinën, mjedisi, migracioni dhe Brexit 2.0

Tema të tjera përveç Coronës do të jenë një samit me udhëheqjen kineze, mjedisi, bisedimet e mëtejshme për Brexitin dhe politika evropiane për migracionin. Samiti me Kinën është një çështje mjaft e rëndësishme për kancelaren gjermane. Por tani ky po shtyhet për një kohë të pacaktuar ose madje mund të anulohet për shkak të pandemisë së Coronës dhe mungesës së hapave përpara drejt një marrëveshjeje për mbrojtjen e investimeve. I sigurt është zhvillimi i samitit me shtetet afrikane për të diskutuar për problemet e migracionit. Por gjatë presidencës gjermane nuk priten shumë risi në këtë drejtim, sepse kjo temë pritet të trajtohet me prioritet gjatë presidencës portugeze që pason atë gjermane./DW

Tags: Angela Merkelbekoronaviruspresidence

TË LIDHURA

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!
Bota

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përpl*set me një piceri
Bota

Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përpl*set me një piceri

10:21 | 20/06/2025
Australia mbyll ambasadën në Teheran, urdhëron zyrtarët të largohen nga Irani
Bota

Australia mbyll ambasadën në Teheran, urdhëron zyrtarët të largohen nga Irani

09:20 | 20/06/2025
Next Post
Babai i Boris Johnson ‘kundërshton’ të birin, niset me pushime në Greqi

Babai i Boris Johnson ‘kundërshton’ të birin, niset me pushime në Greqi

Drafti final për Reformën Zgjedhore/ Murrizi: Nuk do merrni asnjë votë nga opozita

Drafti final për Reformën Zgjedhore/ Murrizi: Nuk do merrni asnjë votë nga opozita

Nuk bindet Gjuzi: Do e shkel përsëri rregulloren /Ruçi: Je i sëmurë

Nuk bindet Gjuzi: Do e shkel përsëri rregulloren /Ruçi: Je i sëmurë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!
Bota

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

by mirseda
12:05 | 20/06/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë një mesazh të fortë simbolik në rrjetet sociale, duke i bërë...

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

10:36 | 20/06/2025
Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

10:34 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com