Politikë

“Presidenca s’merret me kaçavida”, Meta debat të ashpër me Rakipin


               Publikuar në : 21:00 - 10/12/19 B H

Presidenti Meta është përfshirë në një debat me gazetarin e njohur Ylli Rakipi.

Të ftuar në “Syri Tv”, ata diskutuan në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara të presidentit me qeverinë. Në debat e sipër Meta akuzon gazetarin se ka nxitur opozitën pëe djegien e mandateve në shkurt të këtij viti.

Pjesë nga debati:

Meta: Presidenca nuk është as Bashkia e Kavajës dhe as Bashkia e Devollit që merret me kaçavida. Kaq po të them. Ai spot tregon se si regjimi tenton të kapë edhe shpresën e fundit…Normalisht nuk do të kisha ardhur në një studio të tillë…

Rakipi: Po pse ça do të të themi rrofsh sa malet

Meta: Ti zbulove se dhe ti je pjesë e përgjegjësisë, se dhe ti e ke nxitur opozitën të djegë mandate

Rakipi: Po pse mo paske dashur të jetosh si kryetar i regjimit

Meta: Jo unë ia kam thënë që në fillim, nuk do ta pranosh, mos e prano. Ata përpiqen të tallen me popullin shqiptar, unë nuk dëshiroj t’i kthej gjërat personale. Për Ilir Metën president i republikës sot Shqipëria është e para, populli është i dyti dhe Kushtetuta e treta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT