E shtunë, 21 Nëntor, 2020
14 C
Tirana

Presidenca si Teatër pa spektatorë

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

Kreu i PD Sarandë del blof, publikon ultimatumin nga stafi i Bashës

Dje, kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’. Siç duket, baza e PD ka qenë e angazhuar që intervista...

Nga: Mero Baze

Nuk e kam fjalën për mediokritetin e djeshëm të Budinës në Presidencë, pasi tani ai mund të argëtojë vetëm spektatorë me listë. Në krahasim me Budinën, Ilir Meta është një aktor më i mirë. Ka më shumë temperament dhe i merr më seriozisht rolet. Por të dy i bashkon një gjë: Nuk kanë publik.

I pari nuk ka, se nuk ja ka dalë kurrë të bëhet aktor race, dhe nuk ka pasur kurrë spektatorin e vet. Tani ka përfunduar aktor skenash politike.

I dyti nuk u bë dot kurrë politikan popullor të kishte elektoratin e vet, dhe ka përfunduar aktor. Dhe të dy i bashkon fakti që improvizojnë publikun dhe sillen si udhëheqësa.

Ilir Meta ka kohë që e ka nisur kthimin nga President në aktor, para se Budina të kthehej nga aktor në politikan.

Pa mbushur ende një vit në Presidencë, ai nisi të imitojë kryetarin e opozitës dhe të luajë rolin e tij. Dhe të gjitha eksperimentet i bën në Presidencë.

Aty eksperimentoi dhe vuri në skenë dramën e “revolucionit të molotovëve”, që përfundoi në komedi për publikun dhe në tragjedi për opozitën.

Aty vuri në skenë skenarin e bojkotit të zgjedhjeve lokale, duke i shtyrë ato me dekret, e duke e kthyer në tragjedi për opozitën dhe komedi për atë, si President që nuk e mori seriozisht askush.

Pastaj filloi të aktronte si i çmendur dhe na bëri merak të gjithëve. Shkonte rrugëve të Bosnjës, kapte një mace dhe e puthte, pastaj një qen dhe e vërtiste në duar, pastaj takonte tifozë të Sëlltikut dhe shpallej tifoz me Sëlltikun, dhe e gjithë kjo, që ne të harronim çfarë kishte bërë me “revolucionin e molotovëve” dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Lexo edhe :   Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës

Pastaj filloi të luante rolin e njeriut normal, që kritikonte opozitën për bojkotin dhe djegien e mandateve. Pastaj filloi të luftojë korrupsionin dhe mori me radhë listat e tenderave që më parë i ndante ai, me shqetësimin se tani dikush tjetër i merr lekët.

Lexo edhe :   Ilir Meta dhe heshtja e tij akuzuese kundër Lulzim Bashës

Pastaj befas u bë patriot. Filloi të kërkojë llogari për marrëveshjen e “detit” që kishte firmosur vetë më 2009, dhe zuri të bridhte fshat më fshat në çdo cep të Shqipërisë, të gjente heronj që kishin sakrifikuar për këtë vend, e t’i bënte pasardhësit e tyre anëtarë të LSI. E zuri nga Mic Sokoli, dhe përfundoi tek Lufta e Vlorës, duke bërë më rrëmujë se sa është, gjithë historinë tonë.

Tani nga fundi është i mahnitur nga Faik Konica dhe Arben Malaj, dhe i citon të dy njësoj.

Por problemi është se nuk “ndez” asgjëkundi. Njerëzit e marrin prap për aktor. Nuk e marrin seriozisht kur anulon zgjedhjet me dekret, nuk e marrin seriozisht kur shpall zgjedhje, pasi nuk i shkon njeri, nuk e marrin seriozisht kur çmendet e loz me qen e mace, nuk e marrin seriozisht as kur sillet normalisht, nuk e marrin seriozisht kur bën si atdhetar, nuk e marrin seriozisht as kur citon Ben Malajn.

Thjesht e kanë të fiksuar në kokë, që ky është ai burri i “bllokut” për të cilin u vranë katër vetë në Bulevard. Çdo gjë tjetër për të cilën ai po torturohet si aktor, nuk ja merr njeri seriozisht. Ndaj ka bërë mirë që ka thirrur Budinën në Presidencë. Të paktën të ketë një njeri në atë godinë që të paguhet si aktor. Se Meta paguhet për President.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

O trutharë politikanë shqiptarë! Shqipëria, më e rëndësishme se pushteti juaj

Nga: Mentor Kikia Kush nga këta burra ka humbur zgjedhjet? Njëri nga këta burra ka fituar zgjedhjet dhe është President i SHBA-ve, tjetri ka humbur. Por...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shkencëtarët sfidojnë natyrën, prodhojnë diamante në temperaturën e mjedisit

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ka sfiduar natyrën duke prodhuar diamantë brenda disa minutash në një laborator në temperaturën e dhomës, një proces që normalisht...