E hënë, 3 Gusht, 2020
20 C
Tirana

Presidenca gjermane e BE: A mund ta bashkojë Evropën në vitin 2020?

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Nga André Hein “European Council for Foreign Relations”

Korrikun e vitit të ardhshëm, shteti më i madh anëtar i Bashkimit Evropian, do të marrë presidencën e radhës. Qeveritë pro-evropiane, dhe qytetarët në të gjithë kontinentin, do të kenë një pritshmëri të lartë për një integrim më të madh.

Por sa ka gjasa që të ndodhë kjo? Një faktor thelbësor është më se i qartë:aftësia e Gjermanisë për të çuar BE-në përpara, do të varet nga gatishmëria e vendeve anëtare për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën, pavarësisht nga dallimet e tyre të shumta.

Monitoruesi i Kohezionit në BE i think-tankut “European Council for Foreign Relation”, i publikuar në prill të këtij viti, mund të na ndihmojë në dhënien e përgjigjes së kësaj pyetjeje. Historia e kohezionit në BE midis viteve 2007-2017, na jep arsye për të pasur shpresë. Por kjo varet nga disa faktorë.

Së pari dhe më e rëndësishmja, si të luftojmë forcat që rrezikojnë të përçajnë shtetet e BE-së me njëra-tjetrën?

Gjermania po synon kohët e fundit të gjejë mënyra të reja, për të forcuar bashkëpunimin brenda Evropës. Në konferencën e fundit të ambasadorëve, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas, theksoi rëndësinë e “ruajtjes së mirëkuptimit mes vendeve anëtare”.

Pas Brexit-it, vende si Spanja, Italia dhe Polonia, duhet të marrin më shumë përgjegjësi, dhe BE si një e tërë do të duhet të përmirësojë mekanizmat e saj, për t’u këshilluar me vendet anëtare. Mas tha se Gjermania është e gatshme të jetë pro aktive, si një ndërmjetëse midis lindjes dhe perëndimit, në kontekstin e Nismës së Tre Deteve.

Ai e pranoi se qëllimi i deklaruar i kësaj nisme, ishte nxitja e bashkëpunimit midis shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, por jo vetëm. Ministri i Jashtëm gjerman, premtoi më tej se për çështjen përçarëse të emigracionit, duhen vendosur disa kuota vullnetare ‘ad hoc’ për të pranuar refugjatët, dhe për të lehtësuar kësisoj presionin ndaj vendeve si Italia.

Së dyti, duhet menduar si të parandalohet mundësia, që fondet të shndërrohen në një kërcënim për kohezionin e BE-së?

Një rishpërndarja funksionale e fondeve, ka qenë gjithnjë një çështje ekzistenciale për BE-në. Britania e Madhe, ishte kontribuuesi i dytë më i madh në buxhetin e BE-së pas Gjermanisë. Ndërsa ajo po del nga unioni, do të ndryshojë raporti i kontribuuesve. Dhe shpërndarja e fondeve do të kërkojë një ri-negocim të rëndësishëm, që mund të sjellë rreziqe serioze për kohezionin e BE-së.

Së treti, a duhet që Gjermania të ushtrojë presion, për një bashkim të mëtejshëm ekonomik dhe monetary (EMU)?

Rreth dy të tretat e qytetarëve evropianë, janë pozitivë këtij unioni. Por presidenca gjermane, duhet të marrë parasysh faktin se në shumë vende, skepticizmi popullor ndaj EMU është rritur, sidomos jashtë eurozonës.

Midis viteve 2007-2017, aprovimi mbi EMU u rrit në 10 shtete, ndërsa në 15 shtete të tjëra anëtare u ul – veçanërisht në 9 shtetet anëtare që janë ende jashtë eurozonës. Tetë prej tyre, treguan rënien më të fortë. Kjo sugjeron që integrimi i mëtejshëm, mund të sjellë zgjerimin e hendekut midis “të brendshëmve” të eurozonës dhe “të huajve”, duke krijuar potencialisht pengesa të reja për zgjerimet e mëvonshme të EMU.

Lexo edhe :   U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)
Lexo edhe :   U bë e famshme me “kërpëratën”, dëgjojeni perlën e radhës nga deputetja (VIDEO)

Së katërti, si Evropa mund të jetë më kohezive përkundrejt Kinës?

Ka kaluar jo pak kohë, qëkur ka nisur zbatimi i Nismës kineze të Brezit dhe Rrugës. Bashkëpunimi i zgjeruar i Pekinit me Evropën Qendrore dhe Lindore (i institucionalizuar në formatin 17 +1), ka mundësuar depërtimin e tij në Evropë që nga dera e pasme.

Madje Kina ka krijuar kohët e fundit një sistem të ri të gjykatave tregtare ndërkombëtare, duke rritur varësinë e partnerëve të saj tregtarë. Qeveria gjermane, po përgatit një samit BE-Kinë në shtatorin e 2020-ës në Lajpcig. Aty BE-ja duhet të flasë me një zë. Ndërkohë është e qartë se kompanitë më të mëdha gjermane, kanë marrëdhënie të mira biznesi me Kinën, që është partnerja e tretë më e madhe tregtare e Gjermanisë në eksporte, pas Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Vendet e tjera anëtare, janë të vetëdijshme për këtë. Dhe kjo nga ana tjetër, shtron pyetjen se si mund të jetë e besueshme Gjermania, në cilësinë e një ndërmjetëseje evropiane në raportet me Kinën.

Së fundmi, çdo të bëhet mbi qëllimin afatgjatë të një politike kohezive të jashtme dhe të mbrojtjes?

Këto çështje, prekin thelbin e sovranitetit kombëtar, prandaj mbeten shumë të kontestuara. Edhe vendet themeluese të BE-së, kanë kohë që kanë qasje shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Gjermania duhet të angazhohet më shumë në krijimin e një mbrojtjeje dhe sigurie të përbashkët evropiane, përfshirë ngritjen e një fondi të përbashkët të mbrojtjes deri në vitin 2021. Sa përparim mund të bëjë BE drejt këtyre synimeve ambicioze, gjatë presidencës gjermane të vitit të ardhshëm?

Në përgjithësi, Monitorimi i Kohezionit të BE, konfirmon se unioni është shumë më pak i integruar mbi çështjet e politikës së jashtme, sesa tek EMU. Gjithsesi nga sondazhet shihet se treçereku i qytetarëve evropianë, janë favor të një mbrojtjeje të përbashkët evropiane.

Po kështu sondazhet e tjera, tregojnë gjithashtu se njerëzit duan që Brukseli të ketë një qëndrim më të qartë për çështje të ndërlikuara ndërkombëtare, qoftë kjo Kina apo Rusia, Irani apo Siria. Dhe ata besojnë se siguria e Evropës, nuk mund të garantohet më vetëm nga SHBA-ja.

Gjermania do të jetë në gjendje të bazohet mbi progresin e arritur tashmë në nivelin strukturor. Por qytetarët e BE-së, kanë ende nevojë të binden se veprimi i bashkërenduar për të zgjidhur çështjet ndërkombëtare, do të jetë i pamundur pa pasur struktura të përbashkëta vendimmarrëse./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...