E shtunë, 4 Korrik, 2020
24 C
Tirana

Presidenca akuzon Komisionin e Ekonomisë për korrupsion legjislativ

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot...

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar në emisionin “ABC News”, në...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Presidenca ka reaguar pasi Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvend ka rrëzuar 3 dekrete të cilat kthenin për rishqyrtim tre ligje.

Presidenti Meta kishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për dhënien me konçesion të portit të Porto-Romanos, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për përjashtimin e jahteve nga TVSH-ja.

Por Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka vendosur të injorojë kërkesat e presidentit për shqyrtimin e ligjeve.

Në reagimin e saj presidenca thotë se Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk ka njoftuar Institucionin e Presidentit të Republikës për të qenë prezent në shqyrtimin e Dekreteve, përmes përfaqësuesve të Tij.

“Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i përsëritur, sidomos kur shqyrtohen Dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës në procesin legjislativ”, shkruhet në reagimin e Presidencës.

Më tej thuhet se ligjet në fjalë po bëhen për të favorizuar një grup të caktuar njerëzish dhe kjo përbën sipas presidencës “korrupsion legjislativ”, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik.

Në fund Presidenca i bën thirrje SPAK të hetojë për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

Reagimi i Presidencës: “Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ditën e djeshme dhe të sotme, në datat 16 dhe 17 Qershor 2020, ka shqyrtuar dhe ka vendosur rrëzimin e tre Dekrete të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta:

– Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11486, datë 22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”

– Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11493, datë 1.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

– Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11504, datë 08.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” (përjashtimi nga TVSH i mjeteve lundruese të luksit dhe i jahteve);

Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk ka njoftuar Institucionin e Presidentit të Republikës për të qënë prezent në shqyrtimin e Dekreteve, përmes përfaqësuesve të Tij.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i përsëritur, sidomos kur shqyrtohen Dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës në procesin legjislativ.

Qëllimisht, kur shqyrtohen Dekretet e Presidentit të Republikës, ftohen për të qënë të pranishëm vetëm përfaqësues të Qeverisë, që bëjnë reklamimin e rradhës së ligjit, duke fshehur të metat e rënda që paraqesin këto akte të reja ligjore.

Këto veprime kanë për synim keqinformimin e publikut, fshehjen e antikushtetutshmërisë së këtyre ligjeve, cenimin e interesit publik, si dhe fshehjen e kostove që do të prodhojnë këto ligje, kosto që do të duhet t`i paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë në të ardhmen.
Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.

Në gjuhën juridike, kjo do të thotë “korrupsion legjislativ”, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik.

Arsyetimet e kthimit të ligjeve me Dekret nga Presidenti i Repulikës janë publike, dhe ftohen gjithë qytetarët t`i lexojnë, ashtu siç ftohen dhe të gjithë deputetët para seancës plenare, të njihen me to për të kuptuar në emër të cilave subjekte do të shkojnë votat e tyre “Pro”: për zhdoganime jahtesh e mjetesh lundruese luksi, apo dhënie licencash për aktivitete në fushën e shërbimeve të pagesave.

Ligji nuk mund të bëhet për një individ, as për dy. Ligji i adresohet gjithë shoqërisë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij. Nëse ligji përdoret për të krijuar ombrellë mbrojtëse nga përgjegjësia penale e vendimmarrjeve në fusha sensitive, atëherë Kuvendi nuk po kujdeset më për të mirën publike, por për interesa të një grupi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me shumicën parlamentare.

Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit europian.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Peshku i zgjedhjeve në det, listat e deputetëve në zjarr

Nga Alfred Peza Nuk ka stinë tjetër që mund ti shkonte më mirë shprehjes së njohur popullore, me peshqit në det dhe tiganët në zjarr,...

Mbyllja e kufijve/ Manastirliu tregon se kur do ta bëjë BE vlerësimin tjetër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë. E ftuar në emisionin “Java”...

Katër deputetë kosovarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Mediat kosovare raportojnë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas Gazetës Express, bëhet fjalë për 4 deputetë nga radhët...

A mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur pandeminë? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i prerë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të shtyhen. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha...

Nuk dogjën mandatet/ Basha: Ja çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shumica prej deputetëve të opozitës së re kanë bërë pazare me kryeministrin Rama. I ftuar në emisionin “Zonë...