Kryesore

“Pres me padurim…”, Valdrin Pjetri reagon ndaj akuzave të PD-së

               Publikuar në : 14:06 - 13/08/19 Enno

Pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila publikoi provat që sipas tyre vërtetonin dënimin e kryebashkiakut të Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi i Valdrin Pjetrit.

Përmes një postimi në Facebook, Pjetri hedh poshtë pretendimet e PD-së teksa shprehet se e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e opozitës.

Kryebashkiaku i Shkodrës shtoi se të vërtetën e tij e ka deklaruar dhe se pret me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Postimi i plotë:

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.

E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT