E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Premtimet asnjëherë nuk mbahen”/ Andi Lila-Erion Braçes: Kujtoheni për futbollin vetëm kur…

Në krye të Sindikatës së Futbollistëve, e cila u krijua pak ditë më parë, është zgjedhur Andi Lila.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Lila i është përgjigjur reagimit të djeshëm bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe rreth favoreve fiskale që klubet po kërkojnë.

Reagimi i Andi Lilës: 

“I nderuar z. Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti fatkeqsisht jashte realiteti. Pa dashur te hyje ne replika pa vlere jo vetem me ju zoti Brace por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend.

Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti Maxhoranca qeverisese qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille. Z.zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet.

Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjehere nuk mbahen. A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore qe na beri ne si futbolliste qe te angazhoheshim ne themelimin e Sindikates tone.

Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjithe ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndyshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto drafligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, pranga 57-vjeçarit. Dalin dyshimet e para

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj. Pas hekurave...

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...