Premier League/ Leicester me mungesa, Arsenali luan për Champions-in

LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 28: (L-R) Alexandre Lacazette of Arsenal celebrates with teammates Willian and Granit Xhaka after scoring their team's second goal during the Premier League match between Leicester City and Arsenal at The King Power Stadium on February 28, 2021 in Leicester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Një katastrofë përsa i përket formës, ka bërë që kontrolli i Leicesterit në vendin e katërt në Premier League të zbehet.

Ekipi i pozicionuar në vendin e tretë të premierit luan kundër Brightonit me mungesat e Harvey Barnes, James Maddison, Ayoze Perez, Dennis Praet, Jonny Evans, James Justin dhe Wes Morganit, duke vënë në vështirësi tekbikun Rodgers.

Arsenali shkon në Burnley me 10 pikë prapa zonës Champions. Aston Villa është dy pikë më shumë se Arsenali teksa pret Wolverhamptonin dhe do të jetë pa kapitenin Jack Grealish për ndeshjen e katërt rradhazi.

Ecuria e Villas drejt kualifikimit evropian, u “godit” të mërkurën nga një humbje 1-0 kundër Sheffield Unitedit, në vendin e fundit, që sot luan ndaj Southamptonit.

Southamptoni në rënie të lirë ,ka humbur tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në kampionat, duke pasur shtatë pikë mbi Fulhamin, i cili është në pozicionin e fundit që të rrëzon.