Elseid Hysaj prej kohësh thuhet se do të largohet nga skuadra e Napolit dhe kjo e gjitha për shkak të minutazhit të paktë që i është dhënë.
Megjithatë trajneri Xhenaro Gatuzo tashmë ka vendosur t’i japë besim shqiptarit, teksa e ka futur titullar në ndeshjen që Napoli do të luajë me Fiorentinën në kampionat, duke filluar nga ora 12:30.
Ndryshe nga herët e tjera që e ka aktivizuar në krahun e majtë, ditën e sotme Gatuzo ka vendosur të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, që është edhe pozicioni i tij natyral.
Të shumta janë hipotezat për destinacionin e ri të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, ku vlen të përmendet Çelsi dhe Atletiko Madrid, por me gjasë Hysaj mund të qendrojë te skuadra napoletane deri në fund të sezoni.