E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Prej ditës së nesërme, certifikatë digjitale vaksinimi në Gjermani

Dëshmia digjitale për vaksinimin kundër koronavirusit do të mundësohet që nesër në Gjermani. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha se certifikata digjitale e vaksinimit do të jetë integrohet hap pas hapi në aplikacionet e celularëve.

Shumë farmaci në të gjithë Gjermaninë do të kenë për herë të parë mundësinë të nxjerrin dëshmi digjitale të vaksinimit të plotë kundër Coronas. Këtë e njoftoi të martën Bashkimi Federal i Shoqatave të Farmacistëve Gjermanë.

Në të ardhmen, do të jetë e mundur që dëshmia digjitale të jepet drejtpërdrejt në klinika mjekësore ose qendra vaksinimi dhe më pas të përdoret përmes celularëve. Do të jenë të mundura edhe lëshimet e mëvonshme të dëshmisë digjitale – për shembull te mjekët dhe farmacitë. Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, aplikacioni shoqërues i quajtur CovPass – i zhvilluar nga Instituti Robert Koch dhe IBM – do të jetë i disponueshëm paraprakisht në dyqanet e aplikacioneve.

Certifikata digjitale e vaksinimit mund të integrohet gjithashtu në aplikacionin paralajmërues për Coronan. Zhvilluesit e aplikacionit gjurmues të virusit publikuan versionin aktual 2.3.2 në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google të mërkurën në mbrëmje. Sidoqoftë, mund të duhen disa orë që përditësimi të jetë i dukshëm për të gjithë përdoruesit. Përveç kësaj, çertifikata e vaksinimit do të jepet e dorëzuar edhe në letër.

Certifikata digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass

Në Gjermani, që nga fundi i majit po bëhen teste në terren me dëshminë digjitale në disa qendra vaksinimi. Testohet nëse qytetarët mund të skanojnë dëshminë pas vaksinimit me një aplikacion. Kjo pastaj mund të kontrollohet në të gjithë Evropën – për shembull kur udhëton. Certifikata dixhitale e vaksinimit nuk ka për qëllim të zëvendësojë broshurën aktuale të verdhë të vaksinimit, por ta plotësojë atë.

Negociatorët e vendeve anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian më në fund ranë dakord rreth dy javë më parë për këtë çertifikatë vaksinimi me kod QR. Shumica e eurodeputetëve kanë votuar tashmë në favor të dëshmisë dhe vendet anëtare duan të miratojnë përfundimisht marrëveshjen deri në fund të javës. Në të gjithë Evropën  çertifikata digjitale e vaksinimit do të hyjë në përdorim në 1 korrik.

Lexo edhe :   Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ''gjunjëzon'' Gjermaninë në Mynih

Aktualisht, shtetet anëtare po krijojnë zgjidhje për çertifikatën në nivel kombëtar, të cilat më pas do të ndërlidhen përmes platformës së BE. Për mbajtësit e çertifikatës, shtetet anëtare duhet të heqin dorë nga detyrimet për karantinë dhe testim, me kusht që situata epidemiologjike ta lejojë këtë. Vendet e BE mund të licensojnë në këtë proces edhe vaksina për përdorim nacional, të cilat nuk janë miratuar ende në BE.

Lexo edhe :   Rakacolli: Covid-19 ka lënë pasoja te ata që e kanë kaluar

Platforma elektronike për verifikimin në mbarë Evropën të çertifikatave të vaksinimit do të nisë më 1 korrik dhe do të përmbajë përveç informacionit për vaksinimet, edhe informacione në lidhje me testimet ose infektimet e kaluara. Shtetet anëtare tashmë mund të nxjerrin çertifikata – si Gjermania nga e hëna e ardhshme.

Nëntë vende të BE tashmë po nxjerrin certifikata vaksinimi

Tetë vende të tjera anëtare gjithashtu po nxjerrin certifikatën e vaksinimit të BE, sipas një zëdhënësi të Komisionit. Këto shtete janë Bullgaria, Danimarka, Greqia, Kroacia, Lituania, Polonia, Spanja dhe Republika Çeke.

Më shumë se një milion qytetarë në Bashkimin Evropian kanë ndërkohë një çertifikatë digjitale të vaksinimit, tha të martën Komisioneri i Drejtësisë i BE, Didier Reynders. Certifikata digjitale e vaksinimit do të “bëjë më të lehtë për qytetarët e BE-së që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të lirisë së lëvizjes”dhe është një “mjet praktik” për të mundësuar udhëtime të sigurta në verë./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...

Premier League/ Zbulohet kalendari për sezonin 2021-2022, ja java e parë

Sezoni i Premier League sapo ka mbaruar, por tashmë është duke u menduar për sezonin e ri. Sot është hedhur dhe shorti për ndeshjet...